Kryeministri i përkohshëm i Sirisë fton refugjatët të kthehen në atdhe NULL NULL 11.12.2024 15:10 11.12.2024 15:10 Mohamed al-Bashir, kryeministri i ri i përkohshëm i Sirisë, ka ftuar sirianët që ikën nga regjimi i Assadit dhe kërkojnë azil në mbarë botën, që të “kthehen” në atdhe. Në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, al-Bashir ka thënë se qeveria e tij, e cila udhëhiqet nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS), po trashëgon një administratë të mbingarkuar dhe të përfshirë nga korrupsioni, transmeton klankosova.tv. Ai sipas bbc, pranon se financat e Sirisë janë në një gjendje të keqe dhe ka vendosur si prioritete rikthimin e sigurisë, stabilitetit dhe rikthimin e refugjatëve sirianë. Po ashtu, ai synon përmirësimin e shërbimeve esenciale si energjia elektrike, ushqimi dhe uji.