Kryeministri grek nga Beogradi: Greqia nuk ndërron qëndrim, s’e pranojmë Kosovën NULL NULL nga Besnik Tahiri 12.02.2024 11:47 nga Besnik Tahiri 12.02.2024 11:47 Foto: Arkiv Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e shtetit të tij në raport me njohjen e Kosovës, shtet të pavaruar e sovran. Nga Beogradi, ku po qëndron në një vizitë zyrtare, ku u prit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, shefi i qeverisë greke theksoi se dialogu siç e quan ai mes Prishtinës dhe Beogradit, ishte temë diskutimi. “Presidenti, Vuçiq, më njoftoi për dialogun me Prishtinën. Ju e dini që qëndrimi jonë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar, dhe ne besojmë se ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy plaëve. Kjo, do t’i ndihmonte në mënyrë të konsiderueshme , stabilitetin në rajon që është qëllimi për të gjithë ne.”,theksoi Mitsotakis. Mitsotakis, shtoi se “me shqetësim po i përcjellim zhvillimet e muajve të fundit”. Kurse shtoi se integrimi i krejt Ballkanit Perëndimor në BE, është synim strategjik i republikës helene, njofton Klankosova.tv. Kurse Vuçiq, gjatë konferencës për media me kryeministrin nga Athina, shtoi se “Serbia dhe Greqia , gjithnjë i kanë përkrahur njëra tjetrës integritetin territorial, dhe unë besoj që kështu do të jetë gjithnjë, në të ardhmen”. Greqia, bashkë me Spanjën, Qipron, Rumaninë, e Sllovakinë përbëjnë pesëshen e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. BE-ja, ka 27 vende anëtare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025