Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryediplomati italian bën thirrje për formimin e ushtrisë së BE-së

NULL NULL
07.01.2024 13:25
Antonio Tajani

Bashkimi Evropian duhet të formojë ushtrinë e vet të kombinuar që mund të luajë një rol në ruajtjen e paqes dhe parandalimin e konfliktit, tha ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani.

Në një intervistë për gazetën italiane “La Stampa”, Tajani tha se bashkëpunimi më i ngushtë evropian për mbrojtjen ishte prioritet për partinë që ai drejton “Forza Italia”, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse duam të jemi paqeruajtës në botë, na duhet një ushtri evropiane. Dhe ky është një parakusht themelor për të qenë në gjendje të kemi një politikë të jashtme efektive evropiane”, tha ai në një intervistë të publikuar të dielën.

lajme të ngjashme