Kroaci: Arrestohen dy shqiptarë, u kapën me 11 kilogramë heroinë (VIDEO) NULL NULL 12.01.2023 07:09 12.01.2023 07:09 Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar më 10 janar në Kroaci. Ata janë kapur me mbi 11 kilogramë drogë të llojit “heroine”, vlera e së cilës është mbi gjysmë milioni euro. Sipas mediave kroate ata e kishin fshehur drogën në veturë, por që ishte zbuluar nga qeni i policisë. Nga ana e autoriteteve u konstatua se dy shqiptarët hyjnë nga kufiri me Malin e Zi. Synimi i tyre ishte që “heroinën” ta transportonin nga Shqipëria për në tregun e Evropës Perëndimore, përcjell Klankosova.tv.