Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska

NULL NULL
23.12.2024 11:56
Fotografia e shpërndarë nga Agjencia Siriane e Lajmeve SANA më 22 tetor 2003 tregon ish-presidentin sirian Bashar al-Assad dhe gruan e tij, Asma, në Aleppo. — AFP pic/HO/SANA

Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma al-Assad, gruaja me origjinë britanike e ish-presidentit sirian Bashar al-Assad, donte të divorcohej dhe të largohej nga Rusia.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë gjithashtu raportet e mediave turke që sugjeronin se Assadi ishte mbyllur në Moskë dhe kishte ngrirë pasuritë e tij pronësore, raporton Reuters, transmeton Klankoosova.tv.

I pyetur në një video-konferencë nëse raportet korrespondojnë me realitetin, Peskov tha: “Jo, ato nuk korrespondojnë me realitetin”.

Mediat turke dhe arabe raportuan të dielën se Asma al-Assad kishte bërë kërkesë për divorc në Rusi, ku familjes së Assadit iu dha azil këtë muaj pasi rebelët morën kontrollin e Damaskut pas një avancimi të rrufeshëm.

lajme të ngjashme