Krejt çka dihet për rastin në Dragash: Si u vra imami? (VIDEO) NULL NULL 30.06.2026 20:18 30.06.2026 20:18 Kalorësi i Dragashit këtë herë paralajmërimet kërcënuese i ktheu në veprim. Beshir Hamza, i njohur në fshatin Zlipotok me nofkën “Kauboj” privoi nga jeta imamin, Gazmen Tairovci të hënën mbrëma. Motivi që çoi në vrasjen e hoxhës së katundit, është një copë toke që ky e kositi. Kjo dyshohet të jetë arsyeja që prapë nisi konflikti që fundin e pati fatal. Kur vepra u krye, me të birin Beshirin ishte edhe i ati. Ai u largua nga vendi e njoftoi banorët në një kafiteri për incidentin, teksa biri arratisej. Në ndihmë viktimës i pari doli doktori, Alden Mrcolar, që atë kohë qe jashtë orarit. Për të kapur në pranga keqbërësin e dyshuar u nevojit e tërë mbrëmja deri në orët e paradites të së martës. Policia kishte angazhuar njësitin K-9, dronët termik poashtu edhe kufitarët për shkak të territorit që ta prangosin atë. Por, ky s’shkoi në qeli vetëm, pasi pak orë më vonë iu bashkua edhe babai që dyshohet se ngarkohet me veprën penale, “Mosdhënie e ndihmës”. Për rastin janë ende duke u kryer hetime, por sipas burimeve të Klanit edhe nëna e Hamzës u përfshi duke e shtyrë që ta kryejë vrasjen. Ndiqni kronikën e plotë: