Krasniqi: Shumë ma fuqishëm po goditke njeri si babë (VIDEO) NULL NULL 12.03.2023 22:55 12.03.2023 22:55 Boksieri i njohur, Robin Krasniqi ka thënë se tani po godet më shumë, pasi është bërë prind. Krasniqi në një intervistë për “Sports Shoë” në Klan Kosova, ka thënë se tani ka një motiv më të lartë dhe energji më të madhe, njofton Klankosova.tv. “Po për herë të parë kam luftuar si prind, e kam pasur nusen Marigonën, kam pasur emocione, të them të drejtën, shumë ma fuqishëm po goditke njeri si babë. Të dytë ishin motiv. Nuk përshkruhet, djali na ka dhanë një energji shumë të madhe, na ka dhënë diçka që nuk mund të përshkruhet me fjalë, isha në gjendje të rrezikojë edhe më shumë atë natë”, u shpreh Krasniqi në Klan Kosova.