Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KQZ: Përfundon procesi i votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Kosovës

NULL NULL
07.06.2026 06:48

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është përmbyllur procesi i votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

Fillimisht, votimi përfundoi në 26 përfaqësi diplomatike në shtete të ndryshme, përfshirë Turqinë, Gjermaninë, Zvicrën, Francën, Belgjikën, Norvegjinë, Austrinë, Suedinë, Slloveninë, Danimarkën, Italinë, Kroacinë, Holandën, Republikën Çeke, Hungarinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë, pas mesnatës sipas kohës lokale në Kosovë, procesi i votimit u përmbyll edhe në katër përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, duke shënuar përfundimin e votimit në të gjitha misionet diplomatike ku ishte organizuar ky proces.

lajme të ngjashme