Rritet fluksi i votuesve në qendrën me kusht në Fakultetin e Edukimit (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 08:06 07.06.2026 08:06 Gazetarja Arbreshë Uka, nga qendra e votimit me kusht në Fakultetin e Edukimit, ka bërë të ditur se procesi zgjedhor ka nisur në orën 07:00, ndërsa votuesi i parë ka qenë një qytetar i ri i regjistruar në 6 vendvotime. Sipas saj, pas shumë ankesave, KQZ ka vendosur një zyrtar me tavolinë ndihmëse për të orientuar qytetarët në qendër. Po ashtu, ajo ka raportuar se fluksi i votuesve po rritet, me qytetarë që po vijnë nga Mitrovica, Gjakova dhe qytete të tjera, ndërsa jo të gjithë vëzhguesit e partive janë të pranishëm në këtë qendër.