Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 09:29 07.06.2026 09:29 Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së. Nga aty, gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, ka realizuar një intervistë me Hysenin, ku ai ka folur për procesin e deritanishëm të numërimit të votave. Hyseni ka deklaruar se procesi po zhvillohet pa probleme dhe sipas planit të aktiviteteve të KQZ-së. “Te gjitha planet e bëra nga KQZ, sipas planit të aktiviteteve, kanë shkuar me rregull dhe në mënyrë të qetë, edhe falë bashkëpunimit institucional me Policinë, partitë politike dhe stafin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, kemi bërë një punë të mirë deri tani”, tha ai.