Kosova sonte luan ndeshjen miqësore ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri” NULL NULL 07.06.2026 08:11 07.06.2026 08:11 Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen miqësore kundër Andorrës. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:00. Paraprakisht, futbollistët e kombëtares kanë zhvilluar të shtunën seancën e fundit stërvitore. Përzgjedhësi Franco Foda, së bashku me stafin e tij, ka punuar në detajet e fundit taktike dhe në organizimin e lojës, me fokus në zbatimin sa më të mirë të detyrave në fushë. Atmosfera në ekip është mjaft pozitive, teksa Dardanët janë gati për sfidën e radhës para tifozëve dardanë. Para kësaj përballje, Kosova ka zhvilluar ditë më parë edhe një ndeshje miqësore me Çekinë në Pragë, ku është mposhtur me rezultat 2:1. /Klankosova.tv