Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Florimi doli për 10 minuta dhe nuk u kthye më: Dyshimet e familjes dhe beteja për të vërtetën”

NULL NULL
15.07.2026 22:43

Rasti që tronditi opinionin publik mbrëmjen e 28 qershorit 2026 në Ferizaj, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari Florim Haxhidema, ndërsa 24-vjeçarja Arjeta Roshaj po hetohet për vrasje, vazhdon të shoqërohet me pretendime të ndryshme nga palët e përfshira. Në një hulumtim të emisionit MAT në Klan Kosova, janë publikuar dëshmi, deklarata dhe dokumente që hedhin dritë mbi njohjen e tyre, ngjarjet që i paraprinë natës kritike, versionet e familjeve dhe zhvillimet hetimore që po përcillen nga organet e drejtësisë

Familja e Florim Haxhidemës ka angazhuar avokatin Naim Ferati për ta përfaqësuar dhe ndjekur këtë proces gjyqësor, me qëllim, siç thonë ata, që të zbardhet e vërteta dhe drejtësia të vihet në vend për humbjen e jetës së djalit të tyre.

Avokati Ferati thotë se, bazuar në rrethanat e rastit dhe provat që pritet të shqyrtohen, ai beson se vrasja e Florimit ka qenë e planifikuar dhe e kryer me paramendim.

“Dosja e hapur e Florim Haxhidemës: Rasti për dhunim që Apeli e ktheu në rigjykim”

“Familja ende nuk ka ndonjë informacion, për arsye se siç thash, ajo çka është publiku në medie është vetëm një anë e medaljes, e cila mund të themi që më shumë është një pretendim për të krijuar, apo për të manipuluar një opinion publik të mbrojtjes, lidhur me deklaratat e të pandehurës, por unë besoj që në të ardhmen, pas marrjes së informacioneve konkrete nga prokuroria e shtetit, në këtë rast nga prokurori i rastit, por edhe pas ekzaminimit dhe nxjerrjes së provave konkrete në çështjen, do të deklarohemi më konkretisht për ngjarjen, për arsye se të gjitha ato që janë deklaru në medie, nga mbrojtja e të pandehurës, konsiderojmë që janë të pavërteta dhe me qëllim të mbrojtjes dhe krijimit të një opinioni publik në favor të saj”, thotë ndër të tjera avokati Ferati.

“Nuk e dinim kush ishte”: Si nisi historia mes Arjetës dhe Florimit (VIDEO)

Meqë ky edicion i MAT është realizuar në fazën fillestare të hetimeve nga Prokuroria në këtë rast, edhe avokati i familjes së Florim Haxhidemës, Naim Ferati, thotë se ende nuk e kanë të plotë pasqyrën e ngjarjes.

Ai shprehet se presin përfundimin e veprimeve hetimore, sigurimin e shkresave të lëndës dhe më pas analizimin e të gjitha provave për të ndërtuar një qëndrim më të plotë për rastin.

Familjarët e Florim Haxhidemës, të cilët ekipi i emisionit MAT i ka vizituar një ditë pas përfundimit të ceremonisë së të pamës, thonë se kanë marrë informacione se ai ishte përfshirë në një debat me dikë para se të hynte në banesën ku më pas humbi jetën. Sipas tyre, ky është një nga detajet që presin të sqarohet përmes hetimeve dhe provave që do të mblidhen nga organet kompetente.

Florimi shkoi në banesën e Arjetës: Dy versionet për takimin që përfundoi me një të vrarë

“Janë rrehë edhe poshtë te banesa”, tregon një nga tre vëllezërit e Forimit, për emisionin MAT.

“Pyetje: Me kon? “Vëllau që o rrehë me dikë qaty poshtë, qysh shkoi ai naltë në banesë?”

“Se e kemi ne njëfarë sebepi na qaty, kamarier o kanë, thanë që janë rrehë, bile tha, kanë thanë njerëzit ngaj ti dajmë, ndani, ndani, ndani, pa shku ai te dera aty, po qysh shkoi ai naltë s’po e di”.

Florim Haxhidema ishte martuar rreth tre muaj para se të humbte jetën, më 28 qershor të këtij viti.

Ndiqeni videon për detaje:

lajme të ngjashme