Qendra e votimit në “Fakultetin Teknik”, Kurtaj: Gjithçka po shkon mirë deri në këto momente (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 08:00 07.06.2026 08:00 Qendra e votimit në “Fakultetin Teknik” në Prishtinë është hapur me kohë. Gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj ka thënë se deri tani në këtë qendër të votimit numri i qytetarëve që po e ushtrojnë të drejtën e tyre të votës është i vogël, raporton klankosova.tv. “Që nga hapja është vërejtur një numër jo i madh i votuesve që kanë ardhur për të votuar këtu”. Menaxheri i qendrës Valon Kurtaj tha se në këtë qendër gjithçka po shkon në rregull. “Qendra është hapur me kohë, do thotë në ora 07:00, gjithë materiali ka ardhur me kohë dhe gjithçka po shkon mirë deri në këto momente. I gjithë procesi po shkon mirë kemi gjithsej 5 vendvotime në këtë qendër dhe deri tani nuk kemi probleme”, tha ai.