KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendet Komunale NULL NULL 21.11.2025 15:18 21.11.2025 15:18 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë mbledhjes së sotme, ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor. Gjatë mbledhjes, e cila nisi nga ora 15:00, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur për secilin komunë se nga sa ulëse fitoi secila parti që mori pjesë në zgjedhje, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu u njoftua se rezultatet përfundimtare në komunën e Istogut nuk mund të certifikohen gjatë ditës së sotme. Kundër ka votuar anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi. Ai u deklarua hapur, që nuk do të votojë certifikimit e këtyre rezultateve në komunat ku ka udhëhequr Lista Serbe. Njëjtë u deklarua edhe Alban Krasniqi.