Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KPA shkarkon nga detyra kreun e KLP, Alfred Balla

NULL NULL
21.05.2024 15:57

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë këtë të martë vendimin për shkarkimin e kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorëve, Alfred Balla.

Për të ankimoi në KPA Komisioneri Publik.

Sipas KPA-së, Balla s’duhet të ushtrojë funksione publike për 15 vjet.

“Trupi gjykues me shumicë votash vendosi ndryshimin e vendimit: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Alfred Balla. Ai nuk mund të emërohet si gjyqtar, apo prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, apo i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, inspektor i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare. Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë në 21, 05, 2024”, tha gjyqtarja.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë. /euronews.al

lajme të ngjashme