Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosovë vs Ukrainë, rezultat i ngushtë kur ka mbetur edhe një çerek lojë

NULL NULL
03.09.2016 21:18

Derisa çerekut të tretë po vije fundit ndeshja e parë e Kosovës në gara zyrtare si vendëse kundër Ukrainës është bërë edhe më e ngushtë se në minutat e parë ta takimit.

Gjatë tërë ndeshjes është ndërruar epërsia, por diferenca në pikë ka qenë tërë kohën shumë e vogël, njofton Klan Kosova.

Kosovarët që ndeshjen po e zhvillojnë në palestrën Minatori në Mitrovicë kanë një përkrahje të madhe nga tifozët që kanë mbushur sallën.

Kosova ndeshjen e parë zyrtare, që e zhvilloi kundër Sllovenisë, e humbi, ndaj këtu me Ukrainën si vendëse po kërkon fitoren e parë në garat kualifikuese të FIBA-s për Kampionatin Europian.

Ka mbetur edhe çereku i katrat për t’u vendosur gjërat, ndërsa basketbollistët kosovarë po luftojnë me të gjitha forcat për arritjen e fitores.

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme