Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosovari në luftë me zjarrin

NULL NULL
05.06.2015 15:26
Faton Sadiku nga Kosova, ka udhëtuar për në SHBA në vitin 2008. Para dy viteve ai është pajisur me nënshtetësi amerikane. Sadiku dëshiron që t'i luftojë zjarret, sepse këtë e sheh si një mënyrë për ta shpërblyer SHBA-në për intervenimin në Kosovë.

I ka mbijetuar brutalitetit të luftës.

Tash ai është i gatshëm që të luftojë kundër zjarrit.

Kështu shkruan media spokesman, për Faton Sadikun nga Kosova, transmeton Klan Kosova.

Sadiku është pjesë e programit vjetor “Guard School” së bashku me 143 të tjerë.

Sadi para vitit 2008  ka punuar në departamentin e pyjeve në Kosovë.

Por  udhëtimi në SHBA, në vitin 2008 e bindi që duhet të jetonte në këtë vend.

Sadiku u regjistrua në Universitetin Montana, studio për dy vite studioi për pylltari e më pastaj i’u bashkua marinës amerikane.

Ai e ka një lidhje të veçantë me SHBA-në. Sepse ai është mirënjohës për intervenimin e SHBA-së, gjatë luftës në Kosovë.

“E dua shumë këtë vend. I jam shumë falenderues për punën e mrekullueshme që e kanë bërë në Ballkan”, u shpreh Sadiku.

Tani së bashku me pjesën tjetër të grupit, Sadiku është duke u trajnuar për ti luftuar zjarret.

Ai ndihet se kjo është mënyra e duhur, për ta shpërblyer shtetin që e ndihmojë vendin e tij.

lajme të ngjashme