Kosova U19 shënon fitore ndaj Ukrainës NULL NULL 18.11.2023 13:40 18.11.2023 13:40 Kombëtarja e Kosovës U19 në futboll ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 ndaj kombëtares së Ukrainës U19. Paraqitje impresive ka treguar futbollisti i Llapit, Elvir Gashijani i cili shënoi dy gola dhe dha një asistim në këtë përballje. Ndërsa Eliot Bujupi edhe Elmedin Rama ishin golashënuesit e tjerë për Kosovën. Kjo është fitorja e parë e Kosovës në kualifikime pas barazimit me Sllovakinë U19, transmeton KlanKosova.tv. Aktualisht Kosova renditet në vendin e parë me katër pikë, kurse Ukraina gjendet në poziten e dytë me tre pikë. /Klankosova.tv