Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova U18 në finale të Fiba European Challenger

NULL NULL
nga Jon Ajeti 07.08.2021 18:13

Kombëtarja e Kosovës në basketboll U18 në konkurrecen e meshkujve ka arritur fitore përballë Andorrës U18 në kuadër të gjysmëfinales së FIBA European Challenger.

“Dardanët” e fituan këtë ballafaqim me rezultat 80 – 71 për t’u kualifikuar në finale të këtij turneu, njofton Klan Kosova.

Dardanët e rinj kanë pasur paraqitje fantastike në këtë turne dhe janë larg vetëm një fitore që të shpallen kampion.

Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet mes Shqipërisë dhe Luksemburgut, sfidë që zhvillohet nga ora 19:00.

Ky kampionat po zhvillohet në Tiranë derisa përfundon të dielën me ndeshjen finale, vendin e tretë dhe pozitat 5-7.

lajme të ngjashme