Kosova synon medalje në Kampionatin Botëror për Senior në xhudo NULL NULL 12.06.2025 13:38 12.06.2025 13:38 Xhudistët nga Kosova do të marrin pjesë në një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në sportin e xhudos, Kampionatin Botëror për Senior, që mbahet nga 13-20 qershor 2025 në Budapest të Hungarisë. Kampionati Botëror për Senior, një arenë ku garojnë xhudistët më të mirë, pret 557 xhudistë nga 93 shtete, në përfaqësim të 6 kontinenteve. Kosova, shteti i medaljeve olimpike, përfaqësohet nga: Distria Krasniqi (-52kg), Laura Fazliu (-63kg), Akil Gjakova (-73kg). Distria Krasniqi do të ndeshet të shtunën, Akil Gjakova të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën. Garuesit tanë do të jenë nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerët Fatos Tabaku dhe Majlinda Kelmendi, kampionia që tani ndërton kampionë, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.