Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit, mirëpritet nga Izraeli NULL NULL 21.04.2026 17:39 21.04.2026 17:39 Kosova e ka shpallur organizatë terroriste Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC). Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Qeverisë ditën e djeshme. E ky hap u mirëprit nga shteti izraelit. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme atje, përmes një postimi në Facebook: ‘’Ne e mirëpresim njoftimin e Republikës së Kosovës për të shpallur IRGC-në si një organizatë terroriste. Bota duhet të bashkohet në luftën kundër regjimit terrorist të Iranit’’, ka shkruar MPJ-ja izraelite.