Kosova pa zot sh’pie, të gjithë liderët institucional jashtë vendit (VIDEO) NULL NULL 08.02.2018 20:31 08.02.2018 20:31 Ramush Haradinaj nuk ishte sot i pranishëm në interpelancën rreth rritjes së pagave për kabinetin qeveritar. Kryeministri i kishte dërguar një kërkesë parlamentit derisa vetë ndodhet për vizitë në Amerikë. Pos Haradinajt, edhe tri zëvendësa të tij janë duke qëndruar në SHBA. Edhe dy zëvendëskryeministrat e tjerë janë jashtë vendit. Shefi i Kuvendit, Kadri Veseli po viziton Kroacinë, ku është takuar me zyrtarë të lartë të këtij shteti mik. Kur shkojnë qeveritarët e parlamentarët, pse jo edhe presidenti. Hashim Thaçi nga e hëna është në Amerikë. Shpërndarja nëpër Evropë e Amerikë ka bërë që vendi të mbetet pa asnjë udhëheqësit kryesorë. Kronikë e zgjeruar nga Dibran Istrefi.