Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova nis përgatitjet për ndeshjen kundër Andorrës

NULL NULL
09.10.2023 20:07
Kosova

Kombëtarja e Kosovës në futboll më 12 tetor do të luajë si mysafire kundër Andorrës.

Ndeshja pritet të luhet nga ora 20:45.

Me këtë rast synimi i futbollistëve është arritja e fitorës së parë në kampanjën kualifikuese për “EURO 2024”.

E tre ditë para përballjes, “Dardanët” i kanë nisur përgatitjet.

Trajneri Primozh Gliha, do të përballet me mungesa të shumta.

“Përveç Vedat Muriqit të pezulluar, do të mungojnë edhe Ismajl Beka, Leart Paqarada dhe Shkëlqim Vladi, të cilët pësuan lëndime në ndeshjet e fundjavës me klubet e tyre, derisa në dyshim mbetet Edon Zhegrova, i cili është në pritje të rezultateve nga ekzaminimet e fundit mjekësore”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Një tjetër ndeshje e cila ishte paraparë të luhej më 15 tetor kundër Izraelit, në “Fadil Vokrri” sipas të gjitha gjasave do të shtyhet për shkak të situatës së krijuar pas sulmit të grupit militant palestinez, Hamas.

lajme të ngjashme