Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova në grup me Maqedoninë dhe Estoninë në parakualifikime

NULL NULL
10.12.2016 18:44

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është në grup me Maqedoninë dhe Estoninë në garat parakualifikuese për Kampionatin Botëror në vitin 2019, që zhvillohet në Kinë, është caktuar sot me short në Pragë të Çekisë, njofton Radio Europa e Lirë.

Ndeshjet në Grupin C të parakualifikimeve, ku marrin pjesë Kosova, Maqedonia dhe Estonia, do të zhvillohen në periudhën prej 2 e deri më 9 gusht të vitit të ardhshëm.

Në Grupin B gjenden Shqipëria, Austria dhe Holanda, në grupin A janë Sllovakia, Suedia, Bosnjë Hercegovina dhe Armenia, ndërsa në Grupin D të parakualifikimeve bëjnë gara Portugalia, Bullgaria dhe Bjellorusia.

Dy ekipet që plasohen në dy pozitat e para në secilin grup, e sigurojnë pjesëmarrjen në ciklin kryesor kualifikues që fillon në nëntor të vitit 2017, njofton faqja në Internet e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit, FIBA.

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme