Kosova me gjashtë norma olimpike për “Tokio 2020” NULL NULL nga Jon Ajeti 21.05.2021 18:46 nga Jon Ajeti 21.05.2021 18:46 Kanë mbetur më pak se dy muaj deri në fillimin e Lojërave Olimpike Tokio 2020, teksa Kosova pritet të përfaqësohet me 6 garues . Pesë norma janë nga sporti i xhudos dhe një nga mundja, transmeton Klan Kosova. Xhudistët janë të prirë nga kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi (-52 kg), pastaj Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova, të cilët përmes rezultateve të tyre kanë të siguruara normat. Ndërkohë normën e ka edhe mundësi Egzon Shala, kategoria deri në 125 kilogramë Vec garueseve që me normë janë kualifikuar në Olimpiadë,Komiteti Olimpik i Kosoves i ka siguruara edhe tri ftesa të univerzalitetit, dy do të jenë për sportin e notit dhe një për atletikën. Lojërat e shtyera Olimpike Tokio 2020 për shkak të pandemisë Covid 19, mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë.