Kosova e teta në Kampionatin Evropian NULL NULL 20.07.2025 13:25 20.07.2025 13:25 Kombëtarja e Kosovës në kategorinë U20 te meshkujt, është renditur përfundimisht e teta në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B. Ky ishte suksesi më i madh te grupmoshat e reja, që nga pranimi në FIBA. Në sfidën për vendin e shtatë, Dardanët e rinj pësuan nga Irlanda 74:47 (24:5, 25:14, 17:12, 8:16). Përballja u vendos qysh në pjesën e parë, ku irlandezët ishin më të mirë dhe në pjesën e dytë ruajtën epërsinë e lartë të krijuar. Te Dardanët e rinj, më i dalluari ishte Rron Dahsyla, i cili kishte 11 pikë te Kosova. “Kujtojmë se, Dardanët kishin tri fitore radhazi në grup, duke mundur Suedinë, Shqipërinë dhe Hungarinë, derisa pësuan nga Turqia. Në çerekfinale pësuan nga Zvicra, e më pas për vendet 5-8 nga Britania e Madhe”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit transmeton Klankosova.tv.