Kosova e shtata në Kampionatin Europian të Karates NULL NULL 21.05.2021 18:50 21.05.2021 18:50 Kombëtarja e Kosovës në Karate, për femra, ka përfunduar pjesmarrjen në Kampionatit Europian që po mbahet në Kroaci në qytetin Poreç. Në bazë të rezultateve, karateistet kosovare, zunë vendin e 7-të në këtë garë ekipore, transmeton Klan Kosova. Vashat tona regjistruan dy fitore, ndaj Polonisë dhe Malit të Zi, për të arritur deri në çerekfinale, ku u mundën nga Franca. Kombëtarja jonë përmes repesazhit ka mundur të futet në luftë edhe për medaljen e bronztë, por eliminimi nga Franca në gjysmëfinale, ua pamundësoi këtë qëllim. Në këtë menyrë në kampionatin evropian ”Poreç 2021”, Kosova përfundoi e shtata në mesin e 34 shteteve pjesëmarrëse.