Kosova e humbi ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian NULL NULL 09.07.2023 08:43 09.07.2023 08:43 Hendbollistet e Kosovës pësuan humbjen e parë në ndeshjen hapëse për Kampionatin Evropian U-19. Ato u mposhtën të shtunën nga Sllovakia, me rezultat 39:26. Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para një numri të konsiderueshëm shikuesish. “Kombëtares sonë i kushtoi hapja jo e mirë e ndeshjes. Në pjesën e parë sllovaket kanë dominuar plotësisht. Dukshëm më mirë vajzat tona luajtën në pjesën e dytë, por jo mjaftueshëm sa për ta rrezikuar fitoren e Sllovakisë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës përcjell Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.