Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koronavirusi u merr jetën brenda gjashtë ditësh binjakëve më të famshëm francezë

NULL NULL
04.01.2022 13:32

Grichka dhe Igor Bogdanoff kanë vdekur.

Ata janë binjakët më të famshëm francezë, të cilët morën këtë epitet duke qenë nikoqirë të shout televiziv shkencor-fiktiv në vitet e ’80 ta shekullit 20 në një grup anijesh kozmike.

Ata kanë vdekur pasi janë infektuar më COVID-19, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Grichka ka ndërruar jetë më 28 dhjetor, ndërkaq më 3 janar, Ighor.

72-vjeçarët nuk kanë qenë të vaksinuar kundër koronavirusit. Miqtë e tyre kanë treguar se ata kanë besuar se mënyra e jetës që kanë bërë do të mjaftonte që ata të ishin të mbrojtur nga virusi.

Binjakët janë prekur nga virusi në mesin e dhjetorit të vitin 2021.

lajme të ngjashme