Koreja e Jugut thotë se mbi 100 ushtarë të Koresë së Veriut janë vrarë në luftën e Ukrainës NULL NULL 19.12.2024 09:45 19.12.2024 09:45 Ushtaret e Korese se Veriut Të paktën 100 ushtarë të Koresë së Veriut janë vrarë në luftën e Ukrainës që nga hyrja në luftime në anën ruse në fillim të këtij muaji, ka thënë një deputet i Koresë së Jugut. Lee Sung-këon, duke folur me gazetarët pasi parlamenti u informua nga Shërbimi Informativ Kombëtar i vendit, tha se edhe 1,000 të tjerë ishin plagosur. Ai tha se viktimat përfshinin zyrtarë të rangut të lartë dhe se ushtarët nuk kishin njohuri për terrenin ku ndodheshin dhe mungesa e informacioneve në përdorimin e dronëve. Raportet e para për viktimat e Koresë së Veriut erdhën në fillim të kësaj jave. Në tetor, dolën informacionet se Koreja e Veriu kishte dërguar 10,000 trupa për të ndihmuar përpjekjet luftarake të Rusisë. Trupat e Koresë së Veriut, asnjë prej të cilëve nuk pati ndonjë përvojë të mëparshme me luftën, besohet se i kanë kaluar javët e para në Rusi në stërvitje dhe më pas në role mbështetëse. Viktimat mendohet se kanë ndodhur në rajonin Kursk të Rusisë, ku ukrainasit po mbrojnë një zonë të vogël territori të kapur gjatë një inkursioni të befasishëm në gusht, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.