Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koreja e Jugut miraton ligjin që ndalon therjen dhe përdorimin e mishit të qenit

NULL NULL
09.01.2024 08:31

Koreja e Jugut e ka miratuar një ligj të ri, i cili synon t’i japë fund therjes dhe shitjes së qenve për mish.

Ligji synon t’i japë fund praktikës shekullore të ngrënies së mishit të qenit dhe pritet të hyjë në fuqi në vitin 2027.

Personat që therin qen mund të përballen me tri vjet burgim, ndërsa ata që rrisin qen për mish ose shesin mish qeni mund të dënohen deri në dy vjet burgim shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Legjislacioni i ri do të hyjë në fuqi pas tre vjetësh, duke u dhënë kohë fermerëve dhe pronarëve të restoranteve për të gjetur burime alternative.

Sipas statistikave të qeverisë, Koreja e Jugut kishte rreth 1 mijë e 600 restorante të mishit të qenve dhe 1 mijë 150 ferma qensh në vitin 2023.

lajme të ngjashme