Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kontratat kolektive, Ibrahimi: Barrë e rëndë për komunat (VIDEO)

NULL NULL
16.05.2026 18:10

Kryetari i Asosacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi i ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka komentuar mbi barrën e komunave për vendimet gjyqësore rreth kontratave kolektive.

Ai tha se kontratat kolektive po bëhen barrë e rëndë për komunat e Kosovës, duke potencuar që vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti komunave i janë marrë mbi 55 milionë euro, raporton Klankosova.tv.

“Përkundër kërkesave të kryetarëve të komunave, asgjë nuk është duke ndodhur, asgjë e re. Ne të enjten e patëm këshillin e kryetarëve, ku sinqerisht kryetarët janë shumë të revoltuar dhe të shqetësuar për vazhdimin e marrjes së mjeteve padrejtësisht nga buxhetet e tyre komunale. Vetëm gjatë këtyre 4 muajve të parë iu kanë marrë mbi 55 milionë euro nga vendimet gjyqësore. Shumica e këtyre mjeteve janë marrë nga investimet kapitale, aty patë shqetësime të kryetarëve sa i përket kësaj problematike dhe që nuk po i shohin që po i vjen fundi. Ky problem ka filluar t’i shqetësoi kryetarët nga viti 2022-2023, deri në atë kohë ishte edhe periudha e pandemisë, para pandemisë kemi pasur dakordancë me nivelin qendror në atë kohë që mjetet që i tepronin nivelit qendror, komunat të rimbushësohen”, tha Ibrahimi./Klankosova.tv.

lajme të ngjashme