Konjufca dhe Aliu braktisin mbledhjen e VV-së NULL NULL 14.12.2019 11:33 14.12.2019 11:33 Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka dalë nga mbledhja e kryesisë së kësaj partie. Ai nuk pranoi të prononcohet për media rreth detajeve se çka u bisedua, por vetëm tregoi se mbledhja është duke vazhduar. Konjufca tha se i është dashur të dalë pasi pati obligime të tjera. Nga mbledhja është parë duke dalë edhe Liburn Aliu, anëtar i VV-së, por ai nuk foli para mediave.