Konfiskohen 29 patentë-shoferë në 24 orët e para të 2024-tës NULL NULL 02.01.2024 16:18 02.01.2024 16:18 29 patentë-shoferë janë konfiskuar në 24 orët e para të vitit 2024. Policia i ka shtuar masat e sigurisë në trafik, me 496 pika kontrolli. Kjo për shkak të ndëshkimit të atyre që nuk i kanë përfilluar rregullat në trafik. “Policia e Kosovës nuk ka qëllim të vetëm ndëshkimin por parandalimin e shkeljeve të rregullave të trafikut, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik, andaj apelon te pjesëmarrësit në trafik që të respektohen rregullat për një siguri edhe më të madhe”, thuhet në njoftim. Para disa javësh, një aksident i tmerrshëm ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të Prizrenit. Si pasojë e një gare automobilistike vdiqën tre të rinj e u plagosën tre të tjerë. Deri tek aksidenti kishte ardhur, kur njëri nga shoferët humbi kontrollin e veturës së tij duke i goditur disa këmbësorë, që ishin duke e shikuar garën. Lidhur me rastin janë arrestuar dy vozitësit e veturave, të cilët kishin garuar.