Konfirmon Çekia, shumica e vendeve pro liberalizimit për Kosovën (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 14.10.2022 20:13 nga Besnik Tahiri 14.10.2022 20:13 Detaje nuk jep, por në përgjithësi e thotë se Brukseli është gati të heq regjimin e vizave për shtetasit e Kosovës në zonën Shengen. Zëvendëskryeministri i Çekisë, Vit Rakushan, shtetit i të cilit mban presidencën e BE-së deri më 31 dhjetor, sqaron shkurt se çka ndodhi të enjten në Grupin Punues për Vizat në kuadër të Këshillit, ku për herë të parë u diskutua liberalizimi. “Ajo çka unë dijë është se shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, janë gati për liberalizimin e vizave për Kosovën”. Gjatë konferencës për media pas mbledhjes së ministrave të punëve të brendshme e drejtësisë së Unionit, diplomati çek tregoi veprimet që po bëhen drejt qëllimit. “Tani po ndodh debati i brendshëm i të gjitha vendeve në nivel kombëtar. Ne duhet ta përfundojmë këtë debat në nivel kombëtar dhe kjo mund të jetë njëra nga çështjet që më pas do debatojmë në Këshillin e Bashkimit Evropian, muajin e ardhshëm. Aty e kemi edhe debatin me Komisionin Evropian”. Gjatë debatit të së enjtes Franca dhe disa vendeve tjera përmenden idenë që heqja e vizave për kosovarët të bëhet kur hyn në fuqi sistemi i informimit ETIAS që pritet të ndodh pas një viti. Por një gjë e tillë është refuzuar nga shumica e vendeve anëtare kjo pasi që ETIAS, është krijuar më 2016 veçanërisht për vendet që tashmë e kanë liberalizimin. klankosova.tv