Konfirmohet vdekja e njërit prej të plagosurve në Prishtinë NULL NULL 26.03.2025 00:11 26.03.2025 00:11 Njëri prej të plagosurve ka vdekur në QKUK. Viktima, siç mëson Klankosova.tv, është Naser Gashi, 62-vjeçar. Lajmin për vdekjen e tij ndërkaq e konfirmoi në një paraqitje për mediat mjeku kujdestar i Emergjencës, Agron Çitaku. “Ka qenë pothuajse pa shenja jete dhe pas 30 minutash ka ndërruar jetë, ndërsa i plagosuri tjetër gjendjen e ka më mirë dhe pritet të marrë trajtime në ortopedi”, ka deklaruar ai. Një incident me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të së martes në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. I dyshuari raportohet të jetë ende në arrati. /Klankosova.tv Raportohet se ka vdekur njëri nga të plagosurit në Prishtinë Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona (VIDEO)