Raportohet se ka vdekur njëri nga të plagosurit në Prishtinë NULL NULL 25.03.2025 23:51 25.03.2025 23:51 Raportohet se njëri nga të plagosurit nga të shtënat me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ka vdekur. Kështu së paku ka mësuar Klan Kosova jozyrtarisht. Jozyrtarisht mësohet se viktima e këtij rasti është Naser Gashi. Ai raportohet të ketë pësuar lëndime nga arma e zjarrit, por edhe nga thika. I plagosuri tjetër, Miftar Miftari, rreth 40 vjeç, është duke u trajtuar në Emergjencë me plagë në këmbë. Klankosova.tv do ju mbajë të informuar.