Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konfirmohet rimeçi Usyk-Fury më 21 dhjetor

NULL NULL
29.05.2024 13:17

Është caktuar data se kur do të ndodh rimeçi në mes dy gjigandëve të boksit, Tyson Fury dhe kampionit të padiskutueshëm të peshave të rënda Oleksandr Usyk.

Sipas Sky Sports Boxing, përballja e dytë do të zhvillohet përsëri në Arabinë Saudite, më saktësisht më 21 dhjetor ku Usyku do mbrojë titujt e tij të sapofituar.

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk, mposhti Tyson Furyn pikërisht në Riyadh të Arabisë Saudite ku u shpall kampion i padiskutueshëm në peshat e rënda, duke i shkaktuar anglezit humbjen e parë në karrierën e tij.

lajme të ngjashme