Konferenca shkencore: Sa e studiojnë sllavët gjuhën shqipe? (VIDEO) NULL NULL 27.10.2025 12:57 27.10.2025 12:57 Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës po zhvillohet konferenca shkencore ndërkombëtare me temën “Studimet albanologjike te sllavët e jugut”. Kjo konferencë, ka mbledhur studiues, shkrimtarë dhe albanologë nga Kosova, rajoni dhe Evropa. Profesori universitar Bardh Rugova, në një intervistë për gazetaren e Klan Kosovës Vesa Hoda, ka theksuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje akademike, duke nënvizuar marrëdhëniet e ndërlikuara historikisht mes shqiptarëve dhe fqinjëve të tyre. “Duhet ta kemi parasysh që raportet e shqiptarëve me fqinjët janë komplekse dhe ndryshojnë në periudha të caktuara, ndonjëherë me ngjyrime ideologjike e politike, e ndonjëherë më pak. Këto pasqyrohen edhe në studime, por ne kemi dashur që këtë ta paraqesim në plotninë e saj, si kontribut, si vlerë dhe si rëndësi, dhe si vlerësim kritik atëherë kur ka nevojë”, tha Rugova. Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese: