Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komuna e Podujevës demanton IKSHPK-në: Kemi vetëm dy raste me COVID-19 në 24 orët e fundit, jo gjashtë

NULL NULL
24.08.2020 17:18

Komuna e Podujevës ka reaguar ndaj Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për numrin e rasteve të publikuar si të infektuar në këtë komunë.

Në raportimin 24 orësh të publikuar nga IKSHPK, thuhet se gjashtë persona janë të infektuar me COVID-19 në Podujevë, por këta të fundit pohojnë nga faqja e tyre zyrtare se numri i të infektuarve është vetëm dy, dhe se katër raste tjera vijnë nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Gerdoc, transmeton Klan Kosova.

”Bazuar në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, lidhur me rastet e reja me COVID-19, sot në Komunën e Podujevës kemi vetëm dy raste pozitive, e jo gjashtë, siç paraqiten në njoftim”.

”Katër personat e tjerë nuk janë nga Komuna e Podujevës, por punonjës dhe të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gerdoc”, thuhet në njoftim.

lajme të ngjashme