Kompletohen gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës në futboll NULL NULL 27.02.2025 23:56 27.02.2025 23:56 Prishtina nuk e la Vëllaznimit të bëjë befasi. Kryeqytetastit kanë arritur t’o mposhtin gjakovarët në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, për ta siguruar plasmanin në mesin e katër skuadrave që e synojnë trofeun, njofton Klankosova.tv. Yakubu në pjesën e parë, dhe Gallapeni, Krasniqi e Ahmeti në të dytën, e kompletuan ‘pokerin’ për skuadrën më të trofeshme në Kosovë, që triumfoi 0-4. Me rezultat të njejtë dhe me katër golashënues, një biletë për gjysmëfinale e siguroi edhe Drita. Gjilanasit e deklasuan Prishtinën e Re, falë realizimeve të Brojës, Selmanit, Manajt e Zulfijit, raporton Klankosova.tv. Pos “Intelektualëve” dhe “Plisave”, në këtë fazë të Kupës, kanë arritur edhe Llapi e Drenica. Këta të fundit mbeten të vetmit nga Liga e Parë, që do ta vazhdojnë luftën për titullin e dytë për ka rëndësia në futbollin kosovar. Më shumë detaje sjellin kronikat e gazetarëve, Lutrim Islami dhe Bleron Ajeti!