Kompanitë e alkoolit përgatiten për pasoja të tarifave në Meksikë e Kanada NULL NULL 04.02.2025 10:49 04.02.2025 10:49 Një nga kompanitë më të mëdha të pijes, Diageo, ka paralajmëruar për pasojat që mund të sjellin tarifat e mundshme mbi importet nga Meksika dhe Kanadaja. Shefi i kompanisë, Nik Jhangiani, deklaroi se nëse Shtetet e Bashkuara vendosin tarifa 25% ndaj këtyre vendeve, do të humbeshin rreth 200 milionë dollarë nga fitimi i bruto i kompanisë, transmeton klankosova.tv. Megjithatë, ai shtoi se Diageo mund të kompensojë 40% të kësaj shume përmes çmimeve promocionale dhe dërgesave të produkteve përpara se tarifat të futen në fuqi. Në të njëjtën kohë, gjithnjë e më shumë kompani po grumbullojnë stoqe dhe dërgojnë mallra përpara ndryshimeve të mundshme në tarifat tregtare. Për shembull, sipas bbc, kompania e alkoolit e njohur, Luxco, njoftoi se kishte filluar dërgesat e bourbonit të Kentakit përtej Atlantikut, duke u përpjekur të minimizojë ndikimin e mundshëm të ndryshimeve të tarifave mes SHBA-ve, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Për momentin, shumica e kompanive janë në një periudhë pritjeje, duke mbajtur vëmendjen të drejtuar nga zhvillimet e ardhshme.