Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kombëtarja rumune mbërrin në Kosovë

NULL NULL
04.09.2024 23:03
romania kosovo
Kombëtarja rumune mbërrin në Prishtinë, 4 shtator, 2024. Më 6 shtator, rumunët do të zbresin në "Fadil Vokrri" për t'u përballur me Kosovën. Foto | FRF

Kombëtarja e futbollit të Rumanisë ka mbërritur në Kosovë për ndeshjen e parë të kampionatit të ri të Ligës së Kombeve.

Pas një fluturimi prej pak më shumë se 60 minutash, delegacioni i kombëtares rumune zbarkoi në Prishtinë, i gatshëm për të nisur përgatitjet për ndeshjen debutuese.

Siç njofton Federata Rumune e Futbollit, “Trekolorët” do të qëndrojnë për tre netët e ardhshme në një hotel në Prishtinë.

“Atmosfera është e përqendrimit dhe vendosmërisë, me djemtë të vendosur për të marrë një rezultat pozitiv ndaj kundërshtarëve të tyre nga Kosova”, thuhet në njoftimin e FRF-së.

Të premten (6 shtator), me fillim nga ora 20:45, Kosova do ta presë në “Fadil Vokrri” Rumaninë në ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Nga kampi i Kosovës janë shprehur optimistë për një rezultat pozitiv në ndeshjen hapëse. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme