Trump ose Biden? Pse Evropa duhet të dridhet  - Klan Kosova

Trump ose Biden? Pse Evropa duhet të dridhet 

123
string(11) "Faruk Ajeti" string(64) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2020/11/faruk-ajeti.jpg"
1 year më parë

Miliona amerikanë tashmë kanë votuar. Zgjedhjet presidenciale në ShBA do  të jenë pa dyshim ngjarja më e rëndësishme politike e vitit 2020. Rëndësia e tyre lidhet  drejtpërdrejt me Evropën dhe të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike. 

Trump ose Biden? Të dy kandidatët presidencial ndjekin strategji të ndryshme në pothuajse të  gjitha çështjet e rëndësishme të politikës së jashtme. E raporti me Evropën mbetet një nga  çështjet që ata nuk i bashkon. Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, bashkëpunimi i ShBA ve me Evropën nuk ka qenë një çështje që i ka ndarë në mënyrë thelbësore kandidatët për  president. Por, kësaj radhe kemi një tjetër rast, ngaqë edhe dy kandidatët presidencial janë “të  veçantë“: Trump, i cili kurrë nuk mbajti ndonjë post publik ose politik para se të zgjidhej  president në 2016, dhe Biden, i cili gati gjysmë shekulli (për 47 vjet) aktivisht merret me  politikë. 

Retorika “Keep America Great” do të thotë që ShBA-të të tërhiqet nga organizatat multilaterale  dhe të largohet nga strategjia e multilateralizmit dhe globalizimit. Administrata Trump tashmë  është tërhequr nga një seri marrëveshjesh ndërkombëtare dhe ka braktisur disa organizata  ndërkombëtare përfshirë Marrëveshjen e Partneritetit Trans-Paqësor (2017), Marrëveshjen e  Klimës së Parisit (2017), dhe ka ndërprerë Partneritetin e Tregtisë dhe Investimeve  Transatlantike (TTIP) (2017). 

Biden premton se do të ndërroj drejtim 

Seria e tërheqjeve u pasuan nga largimi pres UNESCO (2017), nga marrëveshja bërthamore me  Iranin (2018), nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (2018), nga Traktati  i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) (2019), ka braktisur Marrëveshjen e  Mbikëqyrjes Ajrore “Qiejt e Hapur” (2020), si dhe ka njoftuar daljen nga Organizata Botërore  e Shëndetësisë. Përveç kësaj, Trump e ka përshkruar BE-në si një “kundërshtare” dhe NATO 

n si “të dal mode”. Të gjitha këto masa patën ndikim në dhe mbi Evropën. Ndryshe nga Trump,  Biden ka premtuar se do të rikthehen ShBA-të në rolin e saj si lojtar kryesor në sistemin  multilateral. Në një artikull në “Foreign Affairs”, Biden shkroi se ai dëshiron të kthen SHBA të “përsëri në krye të tryezës për të punuar me aleatët dhe partnerët e saj dhe për të mobilizuar  me veprime kolektive kundër kërcënimeve globale”. 

E ardhmja e paparashikueshme 

Një presidencë e Biden-it do të ishte jashtëzakonisht qetësuese për evropianët. Biden premtoi  se gjatë vitit të tij të parë në detyrë ai do të organizoj një “samit global për demokracinë” për të  ripërtërirë frymën dhe bashkëpunimin e kombeve në botën e lirë. 

Nga kjo pikëpamje, duke qenë se sistemi ndërkombëtar ka ndryshuar dhe është bërë më i  paparashikueshëm, një president Biden sigurisht nuk do t’i përmbushë të gjitha dëshirat e  evropianëve. Për evropianët do të shtrohet gjithnjë e më shumë pyetja, nëse ata do të ishin të  gatshëm për një partneritet të ripërtërirë me SHBA-të: Një partneritet i ri transatlantik do të  duhej të merrte parasysh se fokusi i politikës botërore po zhvendoset nga hapësira Euro 

Atlantike në Indo-Paqësore ku Evropa mund të shndërrohet një shtojcë gjeostrategjike dhe se  autoritarizmi e iliberalizmi po vazhdojnë gjithnjë e më shumë të forcohen. 

Zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA do të përcaktojnë kursin. Dhe ato do t’i përgjigjen pyetjes së  shtruar nga Daniel Hamilton, një ekspert i njohur i raporteve transatlantike: a do të shndërrohen

Shtetet e Bashkuara nga të qenurit “fuqi evropiane” në një nga “fuqitë në Evropë”. Sigurisht,  kjo gjithashtu varet se, a është Evropa e gatshme për një “Amerikë tjetër”. 

Dr. Faruk Ajeti është visiting scholar i Fondacionit Austriak të Planit Marshall në Universitetin  Johns Hopkins në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Washington (D.C)  dhe bashkëpunëtor shkencor në Institutin Austriak për Politikë Ndërkombëtare në Vjenë. 

Artikulli është marrë nga gazeta ditore austriake “Die Presse”.