Pse Thaçi bëri mirë që shkoi në Grackë 123 string(16) "Shkëlzen Maliqi" NULL nga Shkëlzen Maliqi 21.07.2016 15:31 21.07.2016 15:31 Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u ka bërë homazhe civilëve të vrarë pas lufte në Grackën e Vjetër, gjë që unë mendoj se ishte një hap i guximshëm dhe një moment largpamës në përmirësimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve, të cilat duhet të kontribuojnë në atë që Kosova përfundimisht të vendos një nivel më të lartë të besimit mes shqiptarëve dhe serbeve. Secili krim dhe akt terrorist duhet të quhet me emrin e vërtetë, dhe duke qenë se këtu bëhet fjalë për një krim që ka ndodhur para 17 vjetëve, kurrë nuk është vonë që viktimave t’u jipet respekti i merituar. Me këtë rast, duhet thënë që Hashim Thaci, në kohën kur është kryer krimi, ka qenë kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, me gjithë që, ka patur një pushtet simbolik pasi që frerët e pushtetit i kishin UNMIK-u dhe KFOR-i. Unë nuk e mbaj mend nëse Thaçi atëherë e ka gjykuar atë krim të pakuptimtë revanshist ndaj fshatarëve të pafajshëm që po punonin në arat e tyre, ndonëse dua të besoj se e ka bërë, pasi qëllimi për të cilin ai, si njëri nga komandantët e UÇK-së ka luftuar, nuk ka qenë të vriten civilët serbë dhe fqinjtë, por që Kosova të lirohet dhe në të, të vendoset një sistem i drejtë dhe demokratik, në të clin askush nuk do të jetë i diskriminuar. Gjëja e dytë që unë dua ta them është që Hashim Thaçi, me këtë gjest, tregoi se ai nuk dëshiron të jetë president vetëm i shqiptarëve, por se është kryetar i të gjithë qytetarëv të Kosovës. E di që te një pjesë radikale e publikut shqiptar në Kosovë pati vërejtje, për shkak të vetë aktit të homazheve për serbët e vrarë, e po ashtu edhe për shkak të mbishkrimit në pllakën përkujtimore për të cilën vlerësojnë se është fyese për shqiptarët (në të shkruan “viktima të terrorit shiptar”) e po ashtu edhe për shkak të rrethanave se krimi, si i tillë, nuk është zbardhur ende, kështu që për presidentin do të ishte më e udhës të kërkojë ndriqimin e rastit, e jo të paragjykojë fajësinë e “shiptarëve”. Por, në kontekstin e vullnetit të mirë të cilën e ka treguar Thaçi, si zyrtari më i lartë dhe simboli i shtetit të Kosovës, mendoj se ato vërejtje janë qëllimkëqija. Kjo pasi Thaçi nuk bëri homazhe vetëm për viktimat konkrete të terrorit nga Gracka e Vjetër, por për të gjitha viktimat e terrorit ndaj serbëve të Kosovës, dhe atë pa asnjë kusht, duke mos bërë llogari të përmasave të atij terrori dhe krahasimit të terrorit të palës tjetër. Përfundimisht, kritika tjetër shumë më parimore ndaj gjestit të Thaçi ka të bëjë me atë se ai, në mënyrë “naive”, e prishi radhën e potezave. Kritikët thanë që nuk i bjen hise Kosovës të kërkojë falje e para, dhe se Thaçi ka qenë dashur të pret që fillimisht të kërkojnë falje zyrtarët serbe për shkak të krimeve shumë më të rënda që policia dhe ushtria serbe i ka kryer në Kosovë. Argumenti në fakt edhe mund të jetë i drejtë, por jo edhe logjik dhe politikisht racional. Pse dikush i cili do që në shtetin e tij të dënojë krejt krimet dhe të pajtojë serbët dhe shqiptarët, duhet që obligimin e tij moral dhe shtetëror ta mbajë peng të hipokrizisë së zyrtarëve të Serbisë? *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.