Kosova dhe “Zhvillimet Rajonale” 123 string(13) "Arbnor Sadiku" string(58) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2020/09/arb-1.jpg" nga Arbnor Sadiku 22.03.2021 15:04 22.03.2021 15:04 Para së gjithash, duhet cekur se zhvillimi rajonal është një përpjekje e përgjithshme për të reduktuar pabarazitë rajonale, duke mbështetur (punësimin dhe gjenerimin e pasurisë/mirëqenies) aktivitete ekonomike në rajone, fuqizim të ekonomisë kombëtare; Pabarazi rajonale është ajo gjendje kur në mes rajoneve të caktuara kemi dallime substanciale në disa indikatorë socio-ekonomik (GDP/Capita; investime për kokë banori; niveli i papunësisë etj), por jo vetëm këto të fundit janë indikatorët kryesor. Zhvillimi i balancuar rajonal është procesi i uljes së dallimeve në aspekt të zhvillimit socio-ekonomik dhe cilësisë se jetës në rajone të ndryshme; Rajonet zhvillimore sipas grupimit të komunave nga institucionet e Kosovës, përkatësisht nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR)-ja, që ka përcjellë logjikën e programeve që BE-ja, aktualisht i përdor në Kosovë : Rajoni zhvillimor qendër, rajoni zhvillimor perëndim, rajoni zhvillimor lindje, rajoni zhvillimor jug, rajoni zhvillimor veri. Kosova përmes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal ka hartuar politika që avancojnë zhvillimin rajonal, si : Koncept dokumentin për zhvillim rajonal, Strategjinë për Zhvillim Rajonal 2020-2030, e hartuar me datë 26.02.2021, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila pasqyron sfidat, problemet dhe ngecjet në Kosovë, në fushën e zhvillimit rajonal që duhen adresuar në të ardhmen me qëllim të nxitjes së politikave të zhvillimit të barabartë ekonomik dhe përafrimit me politikat e zhvillimit rajonal, me ato të Bashkimit Evropian (BE)-së. Vizioni dhe objektivat e “Strategjisë së Zhvillimit Rajonal 2020-2030”, në Kosovë – Objektiv Strategjik: 1. Koordinimi i politikave të zhvillimit rajonal; Në mungesë të kornizës ligjore për zhvillim rajonal në Kosovë, një ndër objektivat e dokumentit strategjik është hartimi, koordinimi dhe miratimi i politikave për zhvillim rajonal të balancuar. Në vitin e parë të zbatimit të kësaj Strategjie, do të realizohen veprimet dhe procedurat e nevojshme për hartimin e legjislacionit për zhvillim rajonal të balancuar, në koordinim dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse dhe akterët e tjerë. Objektivi Strategjik: 2. Zhvillim rajonal i balancuar dhe rajone të afta për konkurrencë ndër rajonale; Zhvillimi rajonal i balancuar nuk mund të arrihet pa ngritjen e kapaciteteve të rajoneve në mënyre që të kenë një konkurrencë të mirëfilltë ndër rajonale. Është e nevojshme të ndërmerren masa për të ngritur konkurrencën ndër rajonale në mënyrë që të arrihen nivele më të larta të produktivitetit, punësimit dhe prosperitetit. •Objektivi Strategjik: 3. Zhvillimi i qëndrueshëm rajonal bazuar në resurse natyrore, ekonomike, kulturore dhe humane; Shfrytëzimi i resurseve natyrore dhe ekonomike , është një prej themeleve që luan një rol thelbësor në zhvillimin ekonomik lokal dhe rajonal. Promovimi i diversitetit kulturor, resurseve natyrore dhe kapaciteteve njerëzore në funksion te zhvillimit ekonomik rajonal është i nevojshëm për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Rekomandim i BE-së, për Kosovën, është që në të ardhmen të hartohet “Ligji për Zhvillim Rajonal”, pasi që deri më tani janë hartuar : Koncept dokumenti dhe Strategjia për Zhvillim Rajonal- në fund shkurtin e vitit 2021, si dhe të hartohen GDP-të e rajoneve ekonomike zhvillimore, në kuptimin e hartimit të politikave për disapritetet rajonale midis regjioneve ekonomike zhvillimore, të Kosovës.