Dialogu ndërfetar dhe luftimi i ekstremizmit fetar në Kosovë 123 string(11) "Ron Kronish" NULL nga Ron Kronish 11.06.2016 10:48 11.06.2016 10:48 Kam pasur privilegjin e pjesëmarrjes në një konferencë ndërfetare javën që shkoi, në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, e cila mblodhi më shumë se 300 persona nga 50 vende të botës. Ishte një eksperiencë inspiruese në një shtet të vogël e të ri, i cili është i përkushtuar ndaj tolerancës dhe pluralizmit fetar në një botë që është grisur nga ekstremizmi dhe intoleranca fetare. Në fakt lufta kundrejt ekstremizmit fetar ishte tema kryesore e konferencës në fjalë. Si erdha deri tek kjo? Vite më parë, kam marrë pjesë në një konferencë të vogël ndërfetare me rreth 30-40 pjesëmarrës në Finlandë përgjatë së cilës kam njohur njerëz fascinues nga e gjithë bota, dhe pata rastin të kem biseda të përgjithshme me shumicën prej tyre, posaçërisht gjatë pushimeve për kafe, drekave, dhe përgjatë takimeve në mbrëmje. Një nga personat që kam njohur, ishte edhe z.Petrit Selimi, atëkohë zëvendësministër i Punëve të Jashtme në shtetin e ri të Kosovës. Kosova, një shtet i vogël në Ballkan, ishte pjesë e Serbisë deri në luftën e tmerrshme të viteve 1997-1999 përgjatë së cilës shqiptarët etnik mysliman, u vranë në mënyrë sistematike përderisa 1 milion prej tyre u bënë refugjatë. Si rezultat i këtij tentimi për spastrim etnik, diktatori serb, Sllobodan Milosheviq më vonë u gjykua dhe dënua (pas vdekjes) për krime lufte nga Gjykata Ndërkombetare e Hagës. Pas përfundimit të luftës në vitin 1999, falë bombardimeve të NATO-s në Serbi nën udhëheqjen e Amerikës, të iniciuara nga presidenti Bill Clinton ( që konsiderohet hero në Kosovë dhe ka statujën e tij në një nga rrugët kryesore të Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës ku u zhvillua konferenca), shteti ka qenë nën udhëheqjen e administratës së Kombeve të Bashkuara deri në deklarimin e pavarësisë në vitin 2008. Një nga gjërat më mbresëlënëse që kam mësuar për këtë shtet të ri është se rreth 70% e popullsisë së këtushme janë nën moshën 30 vjeçare! Mund ta ndjesh ngazëllimin rinor në rrugët e qytetit dhe z. Petrit Selimi, i cili është rreth të 30-tave, është përfaqësues i këtij shpirti rinor. Përgjatë një bisede private, më ka treguar që pas konferencës në Helsinki ku edhe u takuam gjashtë vite më parë, ai kishte vendosur që të organizonte konferencën e përvitshme ndërfetare në Kosovë (gjithashtu më tha që kishte qenë i inspiruar nga unë). Ai dhe ekipi i tij i ri ndërfetar, filluan me 28 pjesëmarrës pesë vite më parë, e deri në këtë vit konferenca është rritur me mbi 350 pjesëmarrës nga mbarë bota, duke përfshirë edhe shumë sish nga Kosova. Pse e krijoi ai këtë konferencë? Në një intervistë ai ka deklaruar: “Ne e kemi themeluar iniciativën për “Konferencën Ndërfetare në Kosovë” me qëllim të dyfishtë: promovimin dhe forcimin e përvojës së Kosovës në zgjidhjen e konfliktit dhe pajtimin në mes të komuniteteve, gjithashtu angazhimin në dialogun ndërfetar si mjet i diplomacisë publike, në mënyrë që t`ia tregojmë botës veçorinë e panjohur të Kosovës, të një shoqërie me diversitet të madh dhe tolerancë historike në mes të religjioneve”. Jam i kënaqur që isha pjesë e kësaj experience të mahnitshme, përkrah Noa Mazor, e cila është drejtoreshë në ardhje e Këshillit Koordinues Ndërfetar në Izrael (ICCI), dhe David Goodman i cili është koordinator tek “Microphones for Peace”, projekt i përbashkët i ICCI-së dhe Radios Qendrore në Jerusalem. Pos që kam dëgjuar disa folës të fuqishëm – përfshirë nobelisten nga Irani, Dr.Ms.Shirin Ebadi dhe Znj.Tawakkol Karman, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, nga Jemeni (femrat e para nga Jemeni dhe Arabia që kanë fituar Çmimin Nobel ) – kam dëgjuar edhe shumë diskutime të ndryshme në panele të ndryshme, në njërin nga të cilat isha folës edhe vet. Në këtë panel kam prezantuar disa prej praktikave më të mira – njëkohësisht edhe vështirësitë dhe sfidat drejt suksesit – në punimet e mia me Këshillin Koordinues Ndërfetar në Izrael – përgjatë 25 viteve të fundit – dhe isha shumë i kënaqur me reagimet e njerëzve rreth prezantimit tim. Tema e përgjithshme për këtë vit ishte “Roli i Gruas në Promovimin e Dialogut Ndërfetar dhe Lufta Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”. Në fakt, dhuna ekstremiste është shndërruar në problem madhor në disa vende të botës, jo vetëm në Izrael dhe Palestinë. Ishte interesante që të mësoje – nga femrat dhe meshkujt njëkohësisht – rreth shumë projekteve inovative me qëllim të luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, veçanërisht në Kosovë. Është e nevojshme ndonjëherë – veçanërisht në konferenca të tilla – të kuptoni se nuk jeni të vetëm dhe se punoni për qëllimin e njëjtë me njerëz të ndryshëm nëpër botë. Në Izrael do të vazhdojmë ta japim kontributin tonë në këtë punë vitale për paqe, në bashkëpunim me të tjerët që ndajnë vizionin e njëjtë me ne për një të ardhme më të mirë. Atë që iu kam thënë pjesëmarrësve në panelin diskutues po e them prapë: “Bashkëjetesa paqësore është qëllimi ynë. Dialogu, edukimi dhe veprimet janë metodat” Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në bashkëpunim me shumë kolegë dhe organizata në mbarë botën, një gjë të tillë do ta bëjmë njëkohësisht edhe në Izrael dhe Palestinë. (Botuar në Huffington Post, përkthyer nga Klan Kosova). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.