Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kolona të gjata tek Spitali, QKUK thotë se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme (VIDEO)

NULL NULL
14.05.2018 15:44

Kolona të gjata automjetesh janë parë aktualisht në hyrjet e destinuara për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në kryeqytet.

Numër i jashtëzakonshëm i veturave të parkuara vend e pa vend në këtë zonë është hasur sot për dallim nga herave të tjera, por që kjo sipas zyrtarëve të QKUK-së, nuk ka të bëjë asgjë me shëndetin e qytetarëve, njofton Klan Kosova.

Në një prononcim për klankosova.tv, Zëdhënësi për media nga QKUK, Shpend Fazliu, tha se asgjë nuk është për tu shqetësuar sa i përket mundësive të ndonjë epidemi.

Fazliu madje shtoi se kjo sasi e veturave po shkaktohet për shkak të kolonave të gjata dhe trafikut të dendur që po ndodh nga lokacion i Rrethi e deri tek Spitali për shkak të mungesës së hapësirës, njofton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme