Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koliqi është “Ylli i javës”

NULL NULL
nga Naim Selmani 14.11.2022 11:37

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, e ka ndarë çmimin “Ylli i Javës”.

Kësaj radhe epiteti i më të mirit për javën e 17-të i ka takuar portierit të SC Gjilani, Enea Koliçi transmeton klankosova.tv.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Agim Maliqi, Sejdi Bojku dhe Besim Slishani.

Sipas komisioni portieri Koliqi ishte më i merituari që skuadra e tij realizoi fitore shumë të rëndësishme si mysafire kundër Llapit (1:0).

Gjithashtu treshja vlerësuese ka shtuar se gjatë lojës portieri u tregua vendimtar me disa në intervenime, duke e mbajtur portën e pa prekur.

lajme të ngjashme