Koleksion provokativ i viteve 70 – 80 (FOTO) NULL NULL 29.11.2015 09:30 29.11.2015 09:30 Fotografitë që do të shihni në këtë shkrim janë imazhe portreti që kanë formuar portretet e modës, kanë inspiruar fotografë të shumtë dhe kanë krijuar përshtypje të jashtëzakonshme për të gjithë ata që i kanë parë ato. Dhe tani, një koleksion i fotografive të famshme të realizuara nga fotografi i famshëm Helmut Newton do të shfaqen në një ekspozitë në Londër. Në mesin e 26 fotografive origjinale bardhë e zi është edhe një foto e Jerry Hall që është me kostum banjo duke hedhur ujë nga goja e saj mbi një modele me gjoks jashtë, transmeton Klan Kosova. Ekspozita është një nga më të mëdhatë e këtij lloji për shumë vite në Londër dhe do të përbëhet nga 26 foto të cilësisë së mirë origjinale të prodhuara në një numër të limituar. Fotografitë përfshijnë portretin e Rue Aubriot të marra në Paris në vitin 1976. Në këto fotografi është e përfshirë edhe aktorja Vibeke Knudsen në një sesion për Yves Saint Laurent me një xhaketë, më një pantollona me këmbë të gjera dhe kravatë të bardhë Fotografi duke kujtuar këtë moment të fotografisë ka thënë në një intervistë me New York Magazine në vitin 1988, transmeton Klan Kosova. “Vibeke ka qenë një vajzë me të cilën kam punuar shumë shpesh. Ideja ishte një burrë – grua që qëndronte natën në rrugët e Parisit ku kam jetuar për 14 vite”. Ai gjithashtu ka treguar se ka punuar për revistën e modës Vogue në Francë duke thënë se guximi i tyre ishte shumë i madh sepse jo çdokush do të lejonte të publikoheshin fotografi me vajza të zhveshura ose aq provokuese sa ato ishin në të vërtetë. Newton gjithashtu ka treguar se ai e kishte shumë të vështirë të realizonte imagjinatën e tij mbyllur në studio andaj këtë ai e realizonte në hapësira të hapura. Ndryshe këto fotografi janë realizuar në vitet 70- 80 ndërsa janë ruajtur me kujdes. Më poshtë ju sjellim disa nga këto fotografi.